0_Web_Ballina – Sllajder SQBotë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

SHBA: Thuajse një milion raste të Kovid-19 në një ditë

SHBA-ja i ka konfirmuar thuajse një milionë raste të reja të koronavirusit të hënën, që është më së shumti në botë dhe thuajse dyfish më i madh se numri i arritur javën e kaluar, derisa varianti shumë infektues i omikronit nuk tregon shenja ndalimi.

Uashington, 5 janar 2022 (MIA) – SHBA-ja i ka konfirmuar thuajse një milionë raste të reja të koronavirusit të hënën, që është më së shumti në botë dhe thuajse dyfish më i madh se numri i arritur javën e kaluar, derisa varianti shumë infektues i omikronit nuk tregon shenja ndalimi.

Numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur për thuajse 50 për qind javën e kaluar dhe tani është mbi 100.000, publikuan mdiat amerikane.
Gjatë javës së kaluar, numri mesatar i të sapoinfektuarve ka qenë 486.000 në ditë, ndërsa ky numër është rritur dyfish për shtatë ditë. Në mesin e 978.856 rasteve të reja të hënën, ndodhen edhe disa raste nga e shtuna dhe e diela pasi shumë shtete nuk raportojnë gjatë fundjavës.
Numri mesatar i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në SHBA është akoma stabil dhe po lëvizë rreth 1.300 në ditë.
Sipas të dhënave të Akademisë amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës për spitale të fëmijëve, javën e kaluar janë regjistruar mbi 325.000 fëmijë të infektuar, që është thuajse dyfish më shumë se para dy javësh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dje kumtoi se omikroni tani për tani shkakton forma më të lehta të sëmundjes. Megjithatë, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se numri i të infektuarve me omikron e rrezikon sistemin spitalor, i cili është tashmë i stërngarkuar me pacientë të prekur nga Kovid-19, kryesisht persona të pavaksinuar.
Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksinat dhe dozat shtesë ngelen mënyra më e mirë për t’u shmangur format e rënda të sëmundjes.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle