Botë SQBotë.Portal SQ

SHBA-ja e hapur për të vendosur sanksione ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit

SHBA -ja është “shumë e hapur” për të vendosur sanksione ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki, duke shtuar se analizohet ndikimi i mundshëm në tregjet globale dhe çmimet e energjisë në SHBA.

Uashington, 2 mars 2022 (MIA) – SHBA -ja është “shumë e hapur” për të vendosur sanksione ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki, duke shtuar se analizohet ndikimi i mundshëm në tregjet globale dhe çmimet e energjisë në SHBA.

E pyetur nëse Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë do të vendosin sanksione ndaj sektorit të madh energjetik të Moskës, Psaki në një intervistë për MSNBC deklaroi se : “Ne jemi shumë të hapur”.

“Jemi duke analizuar. Kjo është në tryezë, por duhet të vlerësojmë se cilat do të jenë ndikimet e përgjithshme”, shtoi ajo.

Megjithëse, SHBA ende nuk e ka shënjestruar shitjen e naftës ruse si pjesë e sanksioneve të saj të gjera ekonomike ndaj Rusisë për shkak pushtimit në Ukrainën fqinje, tregtarët amerikanë tashmë kanë vepruar për të ndaluar importe të tilla, duke prishur tregjet energjetike, raporton mediumi.

Administrata e presidentit Xho Bajden kumtoi se mund të bllokojë naftën ruse nëse Moska vazhdon agresionin e saj kundër Kievit. Megjithatë, Psaki shtoi se Shtëpia e Bardhë po shqyrton se si kjo mund të tronditë tregjet. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle