Botë SQBotë.Portal SQ

SHBA: Mbi 535 të akuzuar për sulmin në Kapitol Hill

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se janë akuzuar mbi 535 persona, gjashtë muaj pas trazirave më 6 janar në Kapitol Hill.

Uashington, 7 korrik 2021 (MIA) – Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se janë akuzuar mbi 535 persona, gjashtë muaj pas trazirave më 6 janar në Kapitol Hill.

Prokuroria e SHBA-së për zonën Kolumbia në kumtesë thekson se 495 persona janë akuzuar për hyrje apo qëndrim në godinën apo hapësirën federale. pothuajse 235 persona janë akuzuar për pengim, ndikim apo parandalim të nëpunësit gjatë procedurës apo tentimit për këtë.

Të paktën 165 të akuzuar për sulm, rezistencë apo pengim të nëpunësve apo të punësuarve. FBI publikoi mbrëmë 11 video të reja për të dyshuarit për sulme të dhunshme mbi policë gjatë trazirave në Kapitol.

Nga Prokuroria, gjithashtu, thonë se gjashtë persona janë arrestuar nën akuzë për sulm mbi pjesëtarët e mediave apo shkatërrim të pajisjeve të tyre.

Megjithatë, Prokuroria thekson se i nevojitet ndihmë nga opinioni që të identifikojë 300 persona për të cilët supozohet se kanë kryer veprime të dhunshme në Kapitol Hill, duke përfshirë 200 të cilët kanë sulmuar policë.

Dhjetë persona deri më tani janë deklaruar fajtorë për akuza të ndryshme. Sulmin shkaktoi dëm prej rreth 1,5 milionë dollarë mbi godinën e Kapitolit. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle