Botë SQBotë.Portal SQLajme nga bota SQSvet.Slajder SQ

SHBA: Dy persona e kanë humbur jetën gjatë të shtënave në një ndërtesë për persona të moshuar

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën sot gjatë të shtënave në një ndërtesë, ku jetojnë qytetarë më të moshuar në Merilend, afër Uashingtonit, ndërsa një prej të dyshuarve u arrestua, kumtoi policia lokale.

Merilend, 8 tetor 2021 (MIA) – Të paktën dy persona e kanë humbur jetën sot gjatë të shtënave në një ndërtesë, ku jetojnë qytetarë më të moshuar në Merilend, afër Uashingtonit, ndërsa një prej të dyshuarve u arrestua, kumtoi policia lokale.

Të shtënat kanë ndodhur në mëngjes rreth orës 9:15 sipas kohës lokale, ndërsa policia në fillim kumtoi se është në kërkim edhe pas viktimave tjera ose të dyshuarve, por më vonë në Tuiter publikoi se një i dyshuar u arrestua dhe se nuk ka kërcënim për bashkësinë.

Para arrestimit, një shkollë në afërsi përkohësisht është mbyllur si masë e kujdesit. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle