0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniMKD-AL SQShoqëri SQ

Shaqiri: MASH do të investojë rreth 40 milionë denarë në katër shkolla të Gostivarit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re energjetike efikase ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme. Në të dyja shkollat aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali” si dhe zëvendësimi i çatisë dhe pajisja e tërësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar”.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle