0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Shaqiri: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit

Nëse zgjidhem do të punoj me përkushtim dhe do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit pa dallim të përkatësisë së tyre partiake, porositi Arben Beni Shaqiri, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Koalicioni "Me vendosmëri për ndryshime" të DOM dhe LDP-së në hapjen zyrtare të Shtabit të qytetit të Koalicionit.

Shkup, 4 tetor 2021 (MIA)  –  Nëse zgjidhem do të punoj me përkushtim dhe do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit pa dallim të përkatësisë së tyre partiake, porositi Arben Beni Shaqiri, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Koalicioni “Me vendosmëri për ndryshime” të DOM dhe LDP-së në hapjen zyrtare të Shtabit të qytetit të Koalicionit.

“Së bashku me profesor Panovskin do të japim gjithçka nga vetja që të dëshmojmë se jemi shkupjanë të vërtetë, se jemi nikoqirë të vërtetë dhe se do të punojmë me përkushtim dhe do të sjellim vendime të guximshme dhe vendimtare. Do të punojmë vetëm për qytetarët që t’i zgjidhim problemet e qytetarëve të Qytetit të Shkupit. Pikërisht për këtë gjë jemi këtu dhe ju ta shtyjmë një mandat, t’i mbyllim kabinetet dhe të mos kapim asgjë që vjen nga ana e qytetarëve. Kësaj radhe ju siguroj se nuk do të jetë kështu”, deklaroi Shaqiri.

Bartësi i listës së këshilltarëve për Qytetit e Shkupit nga Koalicioni “Me vendosmëri për ndryshime” Nikolla Panovski tha se shpreson se hapja e shtabit është fillim i një historie të re.

“Qëllimi ynë është në këto zgjedhje t’u japim shans qytetarëve të zgjedhin “pro”. Nuk qëndron arsyetimi nuk kemi për kë të votojmë. Ja ku jemi këtu, nëse ne nuk jemi për këtë punë atëherë mos na votoni”, tha Panovski.

Theksoi se së bashku me Benin e kanë mundësinë të dëshmojnë se çfarë dinë

Kryetarja e partisë RDM, Maja Moraçanin tha se i vjen mirë që profesori Panovski dhe Beni e kanë pranuar idenë e tyre për lëvizjen “Me vendosmëri për ndryshime” dhe janë bashkuar si bartës të listës së këshilltarëve dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle