0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQ

Shahpaska: Me mbindërtimin e kopshtit në Kriva Pallankë do të përkujdesen edhe 102 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska kontrolloi ndërtimin e katit të ri të objektit ekzistues "Potoçinja" të kopshtit "Detelinka", i locuar në qendër të Kriva Pallankës. Me mbindërtimin e këtij objekti rritet kapaciteti për përkujdesje të fëmijëve të moshës parashkollore për 102 vende të reja, informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska kontrolloi ndërtimin e katit të ri të objektit ekzistues “Potoçinja” të kopshtit “Detelinka”, i locuar në qendër të Kriva Pallankës. Me mbindërtimin e këtij objekti rritet kapaciteti për përkujdesje të fëmijëve të moshës parashkollore për 102 vende të reja, informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Objekti i cili është ndërtuar në vitin 1972 bëhet me pesë hapësira të tjera, njëra prej të cilave është e dedikuar për fëmijë deri në moshën dyvjeçare, ndërsa katër të tjerat janë për grupe heterogjene prej dy deri në gjashtë vjeç. Objekti kryhet sipas standardeve më të reja me çka mundësohet mbrojtje e mjedisit jetësor, sepse me ndërhyrjet ndërtimore parashihet edhe zëvendësim i sistemit të vjetruar për ngrohje me dru, me sistem bashkëkohor për ngrohje me peleta.

Me këtë, tha Shahpaska, reforma sociale jep rezultate në të gjithë qytetet e vendit, duke mundësuar përfitime për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski theksoi se falë mirëkuptimit të raportit të partneritetit me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, përmbushet edhe një premtim i dhënë qytetarëve të Kriva Pallankës, me çka tashmë nuk do të ketë lista të pritjes për regjistrim të fëmijëve në kopsht në këtë pjesë të komunës.

Projekti për përmirësim të shërbimeve sociale dhe reformë gjithpërfshirëse sociale që e zbatojnë Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje nga Banka botërore, ka për qëllim ta rritë përfshirjen e fëmijëve në kopshte dhe t’i përmirësojë kushtet në sistemin për përkujdesje dhe edukim parashkollor të fëmijëve në mbarë vendin.

Në kuadër të Projektit, komunave u ndahen grante për ndërtim të objekteve të reja dhe për zgjerim apo ridedikim të atyre ekzistues në kopshte të fëmijëve dhe qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Për rritje të cilësisë së shërbimeve në kopshte realizohen edhe trajnime për kuadrin në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Në atë mënyrë krijohen baza më të mira për implementim të programeve të reja mësimore. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Investimi i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në ndërtim të objektit është mbi 26 milionë denarë, prej të cilave pothuajse 22 milionë denarë janë investuar në punë ndërtimore, ndërsa rreth 4,3 milionë denarë do të investohen për furnizim të mobiljeve dhe pajisjes. Mbështetje financiare shtesë siguroi edhe Komuna e Kriva Pallankës, në shumë prej pothuajse 1,9 milionë denarëve. ab

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle