0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniPolitikë SQShoqëri SQ

Shahpaska: Janë vaksinuar 59 për qind e të punësuarve në kopshte

Puna në kopshte edhe krahas pushimeve verore zhvillohet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, ndërsa ajo në të cilën për momentin është fokusuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është rritja e numrit të të punësuarve të vaksinuar në kopshte me qëllim të qëndrimit të sigurt të fëmijëve në institucionet parashkollore. Gjatë vizitës së sotme në Berovë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ka informuar se deri tani janë vaksinuar 59 për qind e të punësuarve  në kopshtet në shtet, ndërsa  tendenca është ajo shifër të bëhet ende më e madhe.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle