0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

Shahpaska i prezantoi politikat për mbajtjen e të rinjve në shtëpi para kolegëve të Ballkanit Perëndimor

Në prag të Takimit të dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis ministrave të vendeve-anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në mëngjesin e sotëm mori pjesë në takimin, që e organizoi ministri austriak i Punës Martin Koheri për ministrat për çështje nga fusha e punës nga Ballkani Perëndimor.

Shkup, 8 korrik 2021 (MIA) – Në prag të Takimit të dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis ministrave të vendeve-anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në mëngjesin e sotëm mori pjesë në takimin, që e organizoi ministri austriak i Punës Martin Koheri për ministrat për çështje nga fusha e punës nga Ballkani Perëndimor.

Në takim, siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, morën pjesë edhe ministrja e Çështjeve Sociale të Bosnjë e Hercegovinës, Ankica Gudeljeviqi, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ministrja Shahpaska në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Austrisë deri tani kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe inkluzionit social.

Ajo u përqendrua në politikat për përfshirje më të mirë të të rinjve në tregun e punës, ndërsa veçanërisht në implementimin e Garancisë së të Rinjve të cilën e implementojmë si vend i parë i vetëm në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor.

“Implementimi i këtij programi për shtetin tonë ka dhënë përvoja dhe rezultate  jashtëzakonisht pozitive. Por, megjithatë ende ka sfida me të cilat po përballemi dhe të cilat duhet t’i tejkalojmë. Në këtë punojmë intensivisht. Në këto përpjekje me rëndësi të veçantë do të ishte bashkëpunimi i mëtejshëm me Austrinë dhe ndarjen e përvojave të tyre dhe leksionet e mësuara, praktikave të mira në implementimin e Garancisë së të Rinjve dhe politikat për të rinjtë,  si vend-anëtar i BE-së”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo i theksoi edhe përpjekjet të cilat në këtë periudhë të kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën për përballje me pasojat e pandemisë së Kovid-19 dhe paketat e miratuara të masave antikrizë, hollësisht të krijuara dhe harmonizuara në bashkëpunim me partnerët socialë.

Ministri austriak Koheri informoi për prioritetet e Austrisë në pjesën e tregut të punës, kalimin drejt digjitalizimit dhe drejt vendeve të gjelbra të punës, punësimin dhe arsimimin e të rinjve, veçanërisht në pjesën e rimëkëmbjes nga kriza e kovidit.

Ai e ndau edhe përvojën e vendit të tij në pjesën e implementimit të garancisë arsimore, por edhe sistemin për praktikë të të rinjve dhe në këtë kontekst, të lidhjes së fortë me sektorin privat dhe kompanitë.

Ministrja Shahpaska vlerësoi se për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për shtetin tonë është largimi i të rinjve të arsimuar.

Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën e bashkëpunimit të përbashkët në të ardhmen.

Në orët e pasdites ministrja Shahpaska do të mbajë fjalim në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale  midis ministrave të vendeve-anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle