0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQLink i drejtpërdrejtë SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQVideo deklaratë SQ

Sesioni i pestë plenar i Konventës kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut (drejtpërdrejt)

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MV) do të jetë nikoqir i seancës së pestë plenare me dy panel diskutime me temë: “Themelet e integrimit evropian: Sundimi i ligjit dhe reformat e zbatuara” dhe “Si të përballemi me ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësi, pylltari dhe mjedis jetësor”.

Shkup, 1 dhjetor 2022 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MV) do të jetë nikoqir i seancës së pestë plenare me dy panel diskutime me temë: “Themelet e integrimit evropian: Sundimi i ligjit dhe reformat e zbatuara” dhe “Si të përballemi me ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësi, pylltari dhe mjedis jetësor”.

Me seancën plenare rrumbullaksohet cikli pesëvjeçar i punës së Konventës Kombëtare, e cila deri tani në 44 sesione të mbajtura ka miratuar mbi 500 rekomandime  dhe ka përfshirë mbi 2.000 pjesëmarrës që përfaqësojnë institucionet relevante, shoqatat civile, sektorin e biznesit, bashkësinë akademike, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve në pesë grupe pune nga kapitujt për jurisprudencë, drejtësi, bujqësi, politikë sociale dhe mjedis jetësor.

Siç kumtoi KKBE-MV, në seancën e pestë plenare fjalim hyrës do të kenë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryetari i Komisionit për Çështje eurointegruese, Aleksandar Nikollovski, euroambasadori Dejvid Ger, zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën amerikane, Erik Mejer dhe Henrik Markush, ambasador i Republikës së Sllovakisë.

Në debat do të përfshihen edhe ministra, ekspertë vendorë dhe sllovakë për jurisprudencë dhe mjedis jetësor, profesorë universitarë, ekologë, por edhe përfaqësues nga sektori civil, relevantë për të dy temat.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle