0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Sela: Halli i Zaevit është se do t’i humb zgjedhjet dhe në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në Vrapçisht theksoi se halli i Zaevit është se "do t'i humbas zgjedhjet dhe në dhjetor më nuk do të jetë kryeministër.

 Shkup, 4 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në Vrapçisht theksoi se halli i Zaevit është se “do t’i humbas zgjedhjet dhe në dhjetor më nuk do të jetë kryeministër.

“Do t’i tregojmë fortë mirë ne atij kryeministri që erdh në emër të dëshirës për drejtësi në emër të rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës, në emër të luftës së korrupsionit. Në emër të rrëzimit të një regjimi e që ndërtoi një regjim po të njëjtë dhe akoma më të keq. Këtë kryeministër e shihni çdo natë, nuk shkon java që nuk tenton të mbulojë ndonjë skandal, Ky kryeministër do të duhet ta dijë, se janë me mijëra shqiptarë sot që nuk e gëzojnë të drejtën të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, e unë kur e them këtë nuk është nacionalizëm, por është mbrojtje e të drejtës elementare të njeriut pa marrë parasysh përkatësisë etnike që ai e ka. Ndërsa ky që ja ndalon është nacionalist”, tha Sela.

Sela rikujtoi premtimet e Zaevit, që ka bërë që nga ura në Llokë e që nuk është ndërtuar dhe të vegjlit në Bllacë që kalojnë çdo ditë kufirin që të shkojnë dhe të arsimohen.

“Edhe këtë që e them është në emër të drejtave dhe lirisë. E ky kryeministër që është bërë kaq i zëshëm për të na akuzuar ne. A e dini ku e ka hallin. E ka hallin se bashkë me atë partnerin e vet Alin do t’i humbin këto zgjedhje lokale që nga Struga deri në Likovë, edhe në Shkup dhe gjithandej, e në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër se do të ketë qeveri të re, e cila do të jetë në duart të subjekteve politike shqiptare që u dhemb shqiptari ku do që jenë ata”, deklaroi Sela.

Kryetari aktual i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, para banorëve të Vrapçishtit tha se ata kanë folur katër vite dhe se sonte paraqiten punët dhe veprat që janë bërë.
“Sonte nuk është koha që ne të flasim, sonte është koha që ne të zgjedhim. Për katër vite ne kemi qenë dëshmitarë të punëve dhe premtimeve që kanë qenë para nesh”, tha Isen Shabani.
Shabani tha se të gjithë janë dëshmitarë për punët që janë bërë duke filluar që nga arsimi, kultura.

“Të tjerët për 20 vitet premtuan, asgjë nuk kanë realizuar. Nuk kërkojmë mandat me dhunë, me aparatin shtetëror, kërkojmë mandat nga populli se jemi të pastër dhe dalim krenar. Oponentët paraqesin një platformë, që edhe ata nuk e dinë”, tha ai.
Shabani elaboroi se kanë realizuar projekte mbi 2 milionë euro.

“U kthyem te populli dhe punojmë për popullin. Hajde t’i shtrijmë dorën popullit dhe të ndërtojmë të ardhmen. Për katër vite që kam qenë kryetar komune, prej sonte më mbaron mandati, e radhës është e juaja se kush për katër vite do të udhëheq me komunën”, u shpreh më tej Shabani. shk/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle