0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQ

Shekerinska: Na dhanë pak shanse për sukses, por ne ndërtuam një vend me të gjitha atributet e cila u bë anëtare e NATO-s

Anëtarësimi në NATO është kurora e pavarësisë sonë 30 vjeçare, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën në Ohër kushtuar agjendës së NATO -s 2030 dhe 30 vjetorit të pavarësisë.

Shkup, 30 gusht 2021 (MIA) – Anëtarësimi në NATO është kurora e pavarësisë sonë 30 vjeçare, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën në Ohër kushtuar agjendës së NATO -s 2030 dhe 30 vjetorit të pavarësisë.

Shekerinska iu kthye skepticizmit në disa qarqe kur 30 vjet më parë Maqedonia në atë kohë shpalli pavarësinë e saj.

“Na u dha pak shanse për sukses, vlerësimi kryesor ishte se konfliktet e shumta në të gjithë Jugosllavinë nuk do të na kalojnë, dhe ky mund të jetë fundi i vendit. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se arritja është më e madhe me të gjitha momentet e gëzimit dhe pikëllimit, sepse në 30 vitet e fundit kemi formuar institucione pothuajse nga e para, kemi ndërtuar shtet dhe jemi më të fortë”, tha ministri.

Shekerinska tha gjithashtu se anëtarësimi në NATO po e forcon atë sovranitet dhe po rrit ambicien tonë në lidhje me atë lloj vendi që duam të krijojmë.

Lidhur me Afganistanin, ministra nënvizoi se si vend kemi vendosur të jemi në krah vlerave demokratike, mbështetjen e normave që ne i konsiderojmë si civilizuese, të cilat prekën veçanërisht gratë dhe fëmijët në Afganistan.

“Jemi të gatshëm të tregojmë solidaritet dhe të pranojmë një numër të caktuar të qytetarëve të evakuuar të Afganistanit, jo për shkak të anëtarësimit tonë në NATO, por edhe sepse kemi qenë atje për një kohë të gjatë, jemi angazhuar dhe nuk duam ta harrojmë gjith atë në momentin kur ndodh një krizë e vërtetë. Mendojmë se kjo është një situatë që kërkon humanizëm, të mos e kthejmë kokën nga vuajtjet e njerëzve që e kanë gjetur veten dhe do të jenë në sulm nga Qeveria talebane”, tha Shekerinska.

Konferenca dyditore e cila mbahet sot dhe nesër në Ohër me pjesëmarrës të shumtë nga jeta politike dhe publike, ekspertë dhe mysafirë të huaj, është një hyrje në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë, e cila do të pasohet nga një sërë ngjarjesh të tjera në periudhën deri në Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatori. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle