Futboll SQSport.Slajder SQ

Sedllovski: Fitore e rëndësishme për klubin dhe tifozët

 – Trajneri i Shkupit, Goce Sedllovski, i tha përshtypjet e tij nga ndeshja kthyese me Llapin, mbrëmë në Prishtinë.

Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) – Trajneri i Shkupit, Goce Sedllovski, i tha përshtypjet e tij nga ndeshja kthyese me Llapin, mbrëmë në Prishtinë.

Shkupi luajti me rezultat 1:1 dhe pas rezultatit 2:0 në Shkup, siguroi plasman në xhiron e dytë në Ligën e Konfederatave të UEFA.

I lumtur për suksesin e ekipit të tij, Sedllovski konsideron se ai ende duhet të përmirësohet.

“Në pjesën e parë të lojës prisja që ta përfundoni punën tonë siç duhet dhe të mos i përsërisni gabimet nga ndeshja e parë. Kishte iniciativë nga ekipi i Llapit. Edhe më parë thashë, se ata janë kundërshtarë të fuqishëm. Në përgjithësi, nuk jam shumë i kënaqur nga pjesa e parë e lojës, por në pjesën e dytë të lojës, djemtë tanë, filluan të luajnë më mirë, kishim mundësi shumë të mira. Rezultati prej 1:1 ishte i mjaftueshëm, më e rëndësishme është të vazhdojmë më tutje në ligën e konfederatave të UEFA-s.

Gjithashtu është e rëndësishme kjo fitore për klubin dhe tifozët, sepse një kohë të gjatë nuk e arritëm këtë sukses”, deklaroi Sedlllovski.

Kundërshtari i ardhshëm i Shkupit është ekipi portugez Santa Klara. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle