0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQ

Seancë solemne e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive me rastin e shënimit të 20-të vjetorit nga Marrëveshja korrnizë e Ohrit

Përfaqësuesit e atëhershëm politikë, me mbështetje të parezervë dhe inkurajim nga partnerët tanë strategjik ndërkombëtarë dhe miq të dëshmuar shumë herë deri tani, në mënyrë të guximshme, me mençuri dhe vizion largpamës ndihmuan në arritjen e paqes me një dialog politik të hapur dhe të drejtpërdrejtë në Ohrin e bukur, qytetin në të cilin u vendos struktura e re e kohezionit tonë ndëretnik, me vendosjen e rregullave të reja të kohezionit shoqëror i cili do të jetë themeli më i fortë dhe më solid mbi të cilin do e ndërtojmë të gjithë bashkë ardhmërinë tonë euroatlantike, theksoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën solemne të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive me rastin e shënimit të 20-të vjetorit të Marrëveshjes korrnizë të Ohrit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle