Ballkan SQBallkan.portal SQ

Rumen Radev ndërpret turneun e tij parazgjedhor për shkak të situatës me Kovid-19 në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev ka thirrur sot takim të jashtëzakonshëm me ministrat e Qeverisë kalimtare në lidhje me përhapjen e Kovid-19 në vend., njoftoi shërbimi për shtyp i kabinetit të presidentit. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, takimi do të mbahet në ndërtesën administrative të presidentit të Bullgarisë në ora 12:00. Qendra për shtyp e Komisionit Iniciativ “Rumen Radev/Ilijana Jotova” në mbështetje të kandidaturës së tyre për një mandat të dytë njoftoi se për shkak të takimit, Rumen Radev e anuloi programin e tij zgjedhor për atë ditë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle