0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQ

Rritje e dyfishtë e bursave sociale, bursa edhe për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë

Bursat sociale për studentët rriten për 100 për qind ose prej 3.000 në 6.050. Bursat për nxënësit që silleshin nga 2.000 deri 2.900, tani janë harmonizuar në 3.500 denarë. Për studentët e shkencave natyrore- kimi, fizikë dhe matematikë bursat do të jenë 18.000 denarë për shkak se janë deficitarë, ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e cila vendimin e Qeverisë për rritjen e bursave sot e ka bërë të ditur në takim me nënës dhe studentë. Ajo ka njoftuar se pas dhjetë ditësh përsëri do të ketë bursa për studentë të regjistruar në studime të magjistraturës dhe doktoratës në fakultetet e vendit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle