Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë, arrin në 22

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve lokale numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë është 22 persona.

Bruksel, 16 korrik 2021 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve lokale numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë është 22 persona.

Numri më i madh i viktimave janë nga qyteti i Liezhës, ku në kërkim janë nga dhjetëra të zhdukur.

Por të vdekur ka edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe në afërsi të qytetit Bruksel, ku uji i derdhur ka vazhduar të rritet gjatë ditës së sotme.

Akoma është duke u punuar edhe në sanimin e dëmeve nga treni i cili doli nga binarët dje.

Dëme të mëdha ka edhe në fabrikën e njohur për çokolata, Galer.

Në disa vende ku shiu ka ndaluar të bie qytetarët dhe autoritetet kanë filluar pastrimin dhe sanimin e dëmeve. tm/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle