Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë Botë

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Qipro

Trend të rritur, shënon Qiproja në ditët e fundit, në lidhje me rastet e reja të Kovid-19, duke marrë parsysh atë se dje ishin regjistruar 827 të sapoinfektuar, gjegjësisht 1,99 për qind  pozitivë nga testet e bëra, që është përqindje më e lartë në periudhën e fundit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nikozia, 7 korrik 2021 (MIA) – Trend të rritur, shënon Qiproja në ditët e fundit, në lidhje me rastet e reja të Kovid-19, duke marrë parsysh atë se dje ishin regjistruar 827 të sapoinfektuar, gjegjësisht 1,99 për qind  pozitivë nga testet e bëra, që është përqindje më e lartë në periudhën e fundit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në fillim të muajit, indeksi i rasteve pozitive nga testet e bëra është mbi një (prej 1,2 deri në 1,99 për qind) ndërsa paraprakisht, në fund të qershorit ishte ndërmjet 0,5 deri në 0,8 për qind.

Prej fillimit të epidemisë, në Republikën e Qipros, nga Kovid-19 vdiqën 380 persona, janë regjistruar 79.636 raste, ndërsa sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë hospitalizuar 89 pacientë, prej të cilëve 26 janë në gjendje serioze. sr/sa/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle