0_Web_Ballina – Sllajder SQShoqëri SQ

Rritet interesimi për vaksinim, dje vaksinën e morën 16.020 qytetarë

Numri i dozave të aplikuara të vaksinave në vend ka tejkaluar një milion. Interesimi për vaksinimin e dy ditëve më parë është rritur ndjeshëm. Vaksinimi po vijon pa pengesa në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa në vijim është duke u zhvilluar edhe vaksinimi në terren. Gjithsej 561.912 qytetarë u vaksinuan gjatë ditës së djeshme në pikat e vaksinimit dhe në terren. Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 8.914 qytetarë, ndërsa u vaksinuan gjithsej 16.020 qytetarë. Gjithsej 1.016.700 doza vaksine u aplikuan në vend, ndërsa u rivaksinuan 454.788 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle