0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Rreth tridhjetë qytetarë tanë nga Afganistani arritën në Shkup

Rreth tridhjetë qytetarë tanë të cilët pas evakuimit nga Afganistani u akomoduan në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit, pas transferimit të suksesshëm nga Stambolli i Turqisë, sonte kanë arrit në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Shkup 20 gusht 2021 (MIA) – Rreth tridhjetë qytetarë tanë të cilët pas evakuimit nga Afganistani u akomoduan në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit, pas transferimit të suksesshëm nga Stambolli i Turqisë, sonte kanë arrit në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

Siç kanë deklaruar dy prej atyre, ata kanë punuar në bazën ushtarake në afërsi të aeroportit në Kabul dhe janë tërhequr me kohë prej atje së pari në Doha, ku më pas me ndihmën e ambasadorit tonë Shaban Jashari në këtë qytet kanë arritur të largohen për në Stamboll dhe prej atje në Shkup.

“Evakuimi ka kaluar në rregull. Na ka evakuuar ushtria amerikane nga Kabuli në Katar, pastaj më tej ambasadori ynë Shaban Jashari e ka bërë të pamundurën që të na tërheq nga aeroporti ushtarak. Për shkak të koronavirusit kishte procedura tjera administrative dhe në kohë rekord na ka tërhequr në aeroportin e civilëve në Katar nga ku fluturuam për në Stamboll dhe nga Stambolli në Shkup”, ka deklaruar Gazmend Arifi, njëri nga ato që ishte në këtë grup nga tridhjetë persona.

Ata, sipas tij nuk kanë pasur problem me talibanët pasi në bazën ku kanë qenë ka pasur trupa amerikanë, turk dhe azerbajxhanas dhe gjithçka ka qenë nën kontroll, por ka thënë se janë takuar me popullatën civile që ka dashur të largohet nga Afganistani.

“Nuk kemi parë talibanez brenda”, tha ai duke shtuar se atje kanë shkuar përmes “Ekolog”-ut dhe kanë qenë servis i të gjithë bazës.

Mehmed Rexhepi i cili në Shkup arriti me fluturimin e njëjtë i cili poashtu përmes kësaj kompanie ka shkuar të punojë në bazën amerikane në Kabul tha se nuk ka pasur kontakt me talibanët dhe se të sigurt kanë arrit nga Kabuli në Katar dhe prej atje në Stamboll dhe në fund në Shkup.

Në takimin koordinues që u mbajt sot pasdite në Qeveri nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga Afganistani dhe pritet së shpejti të arrijnë në shtëpitë e tyre. fab/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle