RRETH NESH

  1. Agjencia Informative Mediatike (MIA) është burimi kryesor i lajmeve në Maqedoninë  e Veriut.

Me një redaksi prej shtatëdhjetë gazetarësh dhe tridhjetë korrespondentësh që raportojnë nga vendi dhe nga bota, MIA ka prodhimin më të madh dhe më të larmishëm të lajmeve në vend.

Shpërndajmë gjithsej 300 350 informacione në ditë në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Qasja multimediale është sfida e re e MIA-s.

Përmbajtjet informative i përpilojmë sipas standardeve profesionale të gazetarisë dhe për këtë arsye jemi edhe burimi më i besueshëm i lajmeve të Maqedonisë së Veriut.

Verifikuar, shpejtë, saktë është motoja e MIA-s!

Ndër klientët tanë janë një numër i madh i mediave tradicionale dhe elektronike, organizata shkencore dhe gazetareske, ambasada, agjenci për marrëdhënie me opinionin, institucione shtetërore dhe kompani ndërkombëtare.

Klientëve u ofrojmë transmetim të drejtpërdrejtë prej ngjarjeve të rëndësishme nga vendi dhe bota video dhe foto, kurse е përsosim edhe videoservisin.

MIA është lider në luftën kundër informimit joprofesional dhe lajmeve të rreme. Të gjitha mediat relevante të vendit, pa dallim të qëndrimeve të tyre politike, i marrin ose i transmetojnë shkrimet tona.

Punojmë me përkushtim që të jemi neutral dhe të paanshëm, duke prodhuar përmbajtje informative të cilat janë aktuale, të verifikuara, të shpejta dhe të sakta.

 

HISTORI 

Agjencia Informative e Maqedonisë është themeluar  në fillim të vitit 1998 me vendim të Qeverisë.

MIA prodhon dhe shpërndan lajme në gjuhën maqedonase dhe angleze nga 30 shtatori i vitit 1998. Në maj të vitit 1999 agjencia inkuadron edhe servisin në gjuhën shqipe.

Rojters, Asoshiejted pres, AFP, Zëri i Amerikës, Dojçe Vele dhe shumë agjenci të tjera rajonale të lajmeve nga rrjeti ballkanik i  agjencive të lajmeve ABNA, e citojnë rregullisht MIA-n si burim i besueshëm informacioni nga vendi.

Shembuj të kësaj nuk janë vetëm në raportet nga koha e krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe krizës së sigurisë në vitin 2001, proceset integruese euroatlantike të Maqedonisë por edhe në analizimin e çështjeve ndërkombëtare politike dhe ekonomike që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

Në prill të vitit 2006, me vendim të Qeverisë së RMV-së, MIA mori emrin Shoqëria Aksionare Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi të shtetit.

Në mars të vitit 2019, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, Agjencia Informative e Maqedonisë u riemërua  në  Agjencia Informative Mediatike.

 

STRUKTURA DREJTUESE

Sipas Statutit të SHA MIA, me agjencinë udhëheq Këshilli Drejtues me kontroll të Këshillit Mbikëqyrës dhe Qeverisë si Kuvend i Shoqërisë.

Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryeredaktor i MIA-s. Personin për këtë funksion e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, kurse katër anëtarët e Këshillit Drejtues i zgjedh Këshilli Mbikëqyrës.

Pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

SHA MIA organizohet sipas standardeve të përgjithshme që vlejnë për agjencitë kombëtare të lajmeve.

 

Me të udhëheqin:

Drejtori dhe Kryeredaktor,
Dragan Antonovski

Zëvendësdrejtor
Halit Ajdini

Redaktor i servisit të përgjithshëm
Ana Cvetkovska

Sekretar Afarist
Daniella Dimitrieva

 

Këshilli Mbikëqyrës:

Meri Iliq – Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës – 13.04.2021 –
Aleksandra Micoska – Mitevska – anëtare e Këshillit Mbikëqyrës  – 13.04.2021 –
Ardian Iseni , anëtar i pavarur i Këshillit Mbikëqyrës – 13.04 2021 –
Tatjana Popovska, anëtare e pavarur e Këshillit Mbikëqyrs – 13.04.2021 –

Këshilli Drejtues:

Dragan Antonovski, Kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm – 24.04.2021 –
Halit Ajdini, anëtar i Këshillit Drejtues dhe zëvendësdrejtor – 24.04.2021 –
Marjan Tanushevski, anëtar i Këshillit Drejtues, përgjegjës për punë financiare dhe juridike – 24.04.2021 –
Ana Cvetkovska, anëtare e Këshillit Drejtues, përgjegjëse për servisin  e përgjithshëm të lajmeve – 24.04.2021 –

KONTAKT

Rr. Sheshi “Presveta Bogorodica” nr. 3 Shkup, 1000 Shkup
p.fax: 4

tel: ++389 2 2461 600
e-mail: mia@mia.mk
faqja e internetit: https://mia.mk

Butoni Kthehu në krye
Mbylle