Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Ristov: Treg i ri i qytetit, luna park dhe risi për investitorët në Radovish

Qëllim qartë i definuar për një Radovish të pavarur, të zhvilluar, përparues dhe mirë të rregulluar, qytetarët e të cilit më nuk do të shkojnë në punë  në komunat fqinje, sepse 30 vjet në qytet nuk është ndërtuar asnjë fabrikë për punësim masiv, premtoi  në tubimin e sotëm Aco Ristov, kandidati për kryetar komune të Radovishit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Radovish, 4 tetor 2021 (MIA) – Qëllim qartë i definuar për një Radovish të pavarur, të zhvilluar, përparues dhe mirë të rregulluar, qytetarët e të cilit më nuk do të shkojnë në punë  në komunat fqinje, sepse 30 vjet në qytet nuk është ndërtuar asnjë fabrikë për punësim masiv, premtoi  në tubimin e sotëm Aco Ristov, kandidati për kryetar komune të Radovishit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Para bashkëqytetarëve të tij Ristov premtoi qendër të re kulturore-afariste me parking nëntokësor për 200 automjete, hapësira afariste, objekte hotelierike, atrium shumëfunksional i mbyllur për 1500 njerëz, galeri dhe pjesë për banim. Kumtoi se do të bëjë treg të ri të qytetit që do të zgjidhet problemi shumëvjeçar i bujqve dhe qytetarëve të cilët, deri tani blejnë dhe shesin prodhime në kushte si në shekullin e 19-të.

Si projekt më të rëndësishëm e theksoi “Radovishi – qytet i pavarur energjetik”, me të cilët banorët e Radovishit nuk do të paguajnë ndriçim rrugor dhe çdo qytetar do të marrë subvencion prej 50 për qind nëse ndërton fotovoltaik për nevoja personale deri 50 kilovatë për shtëpinë e tij,  kërkime të mëtejshme të potencialit gjeotermik të ujit të nxehtë në Raklish prej ku janë të mundshme projekte për ngrohjen e turizmit të banjës, si dhe qëllim strategjik për gazifikim të Radovishit.

Prioritet kryesor, tha Ristovi, do të jetë hapja e vendeve të reja të punës, ndërsa me projektin “Industri e zhvilluar – qytet i zhvilluar” do t’u sigurojë infrastrukturë për të gjithë investuesit potencialë.  sa/hr/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle