0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Rexhepi: Qytetarët e Çairit kanë mundësi të mbërrijnë në ndryshimin që e presin një kohë të gjatë

ërfaqësuesit e Lëvizjes Besa mbrëmë u takuan me qytetarët e Çairit, ku programin zgjedhor e prezantoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit Kastriot Rexhepi.

Shkup, 13 tetor 2021 (MIA) – Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa mbrëmë u takuan me qytetarët e Çairit, ku programin zgjedhor e prezantoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit Kastriot Rexhepi.

Rexhepi para çairasve theksoi se kanë përpunuar projekte konkrete dhe reale të cilat do ta ndryshojnë jetën e banorëve të çairit dhe të cilat do të realizohen në mandatin e parë dhe nuk do të kërkojnë mandat shtesë për të njëjtat projekte si kundërshtarët.

“Qytetarët e Çairit kanë mundësi të mbërrijnë në ndryshimin që e presin një kohë të gjatë. Ata e duan ndryshimin, ndërsa ne ofrojmë mundësi, duke na mbështetur  neve, duke e dhënë votën pa rrezikuar se do të eksperimentojnë si në të kaluarën duke ia dhënë votën dikujt që nuk e zbatoi programin”, tha ai.

Rexhepi çairasve u premtoi parkingje, biblioteka në Çair, stimulim të sportit në shkolla, salla për mundësit.

Bilall Kasami, kryetar dhe kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës tha se ka shumë punë që i mungojnë Çairit dhe ka shumë probleme me të cilat po përballen çairasit, por siç tha, ajo që vulos Çairin si një komunë, si një geto dhe është ajo që po ndodh në Çair me sundimin e BDI-së viteve të fundit.

Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithshëm dhe shef i shtabit zgjedhor i Lëvizjes Besa theksoi se nga votuesit kërkon vetëm një mundësi – të dëshmojnë se politika është dhe duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve. Të tregojnë, plotësoi, se ata nuk janë askush tjetër përveç njerëzit që ndërmarrin përgjegjësi të punojnë me nder, me dituri, me energji që vendin tonë ta bëjmë shtëpi të mirëqenies ekonomike. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle