0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Regjistrohen 482 raste pozitive të Kovid-19, shërohen 230, vdesin 12 persona

Edhe 482 raste pozitive të Kovid-19 janë regjistruar në shtet, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik publik për 24 orët e kaluara, gjegjësisht mbi 10 për qind të 4.151 tasteve të bëra. Janë shëruar 280 pacientë, ndërsa janë paraqitur 12 persona të vdekur në 24 orët e kaluara.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) – Edhe 482 raste pozitive të Kovid-19 janë regjistruar në shtet, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik publik për 24 orët e kaluara, gjegjësisht mbi 10 për qind të 4.151 tasteve të bëra. Janë shëruar 280 pacientë, ndërsa janë paraqitur 12 persona të vdekur në 24 orët e kaluara.

Ministria e Shëndetësisë informoi se nga numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Kovid-19 në Shkup, janë regjistruar 194 raste, Velesi – 50, Kumanova – 28, Koçani – 26, Kavadari – 23, Prilepi dhe Shtipi – 20, Manastiri – 19, Tetova – 13. Në të njëjtën kohë, numri më i madh i të shëruarve është në Shkup – 124, pasojnë Kumanova – 46, Shtipi – 18, Velesi – 15, Kavadari – 14, Ohri – 13, Koçani – 12, Kërçova dhe Makedonska Kamenica – nga 6, Prilepi dhe Strumica – nga 5, Struga, Sveti Nikolla dhe Kratova – nga 3, Manastiri – 2, Gjevgjelia, Negotina, Radovishi, Dellçeva dhe Probishtipi – nga 1.

Deri tani janë bërë gjithsej 1.361.893 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.539, numri i pacientëve të shëruar është 186.211, numri i vdekjeve është е 7.036. Numri i rasteve aktive është 6.292.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle