Storje SQ

Regjistrimi dhe kovid-19

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është shteti i vetëm në të cilin po zbatohet regjistrimi “në kohë pandemie”. Në Ballkan, momentalisht, është në vijim regjistrimi i popullsisë në Bullgari dhe në Kroaci. Disa shtete në mbarë botën vendosën ta shtyjnë regjistrimin dhe ta zbatojnë vitin e ardhshëm ose në vitin 2023. OKB-ja paralajmëron se kushtet e reja, të imponuara nga pandemia mund të ndikojnë mbi cilësinë e të dhënave të regjistrimit. Njëkohësisht, konsiderojnë se Rekomandimet e regjistrimit të Konferencës së statistikave evropiane, duhet të zgjerohen me rekomandime për situata të paparashikuara, siç është pandemia e kovid-19, si dhe të kërkohen mënyra të domosdoshme që procesi i regjistrimit të realizohet pa pengesa, të modernizohet dhe të përparojë.

29 shtator 2021 

Pandemia e përforcoi nevojën për modernizim të regjistrimeve në botë

Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është shteti i vetëm në të cilin po zbatohet regjistrimi “në kohë pandemie”. Në Ballkan, momentalisht, është në vijim regjistrimi i popullsisë në Bullgari dhe në Kroaci. Disa shtete në mbarë botën vendosën ta shtyjnë regjistrimin dhe ta zbatojnë vitin e ardhshëm ose në vitin 2023. OKB-ja paralajmëron se kushtet e reja, të imponuara nga pandemia mund të ndikojnë mbi cilësinë e të dhënave të regjistrimit. Njëkohësisht, konsiderojnë se Rekomandimet e regjistrimit të Konferencës së statistikave evropiane, duhet të zgjerohen me rekomandime për situata të paparashikuara, siç është pandemia e kovid-19, si dhe të kërkohen mënyra të domosdoshme që procesi i regjistrimit të realizohet pa pengesa, të modernizohet dhe të përparojë.

Përparësitë e regjistrimit elektronik në kushte të pandemisë

Kur u shpall pandemia e kovid-9 në mars të vitit 2020, përgatitjet për regjistrimin e popullatës në shumë shtete ishin në majën e përgatitjes. Në disa vende, regjistruesit ishin në terren, kurse të tjerët ishin në faza më të kaluara të planifikimit të regjistrimit të popullsisë. Për shkak të problemeve të shumta, kurse më shumë për shkak të karantinës dhe masave shëndetësore të rrepta, një pjesë e shteteve vendosën ta shtyjnë regjistrimin për një kohë të pacaktuar, kurse të tjerët e prolonguan ose për disa muaj, ose për një deri në dy vjet.

Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara (UNECE), në fillim të këtij viti shpalli studim “Zbatimi i regjistrimit të popullsisë dhe familjeve gjatë pandemisë së kovid-19”. Në këtë studim analizohen ndikimet e pandemisë në vitin 2020 mbi të gjitha aspektet e regjistrimeve, nga mbledhja e të dhënave deri në komunikimin me publikun.

Në këtë hulumtim të UNECE-së kanë marrë pjesë 52 shtete anëtare dhe përfundimi i përgjithshëm është se vendet të cilat përdorin qasje elektronike, më bashkëkohore për regjistrim të popullatës janë më pak të prekura nga pandemia, për dallim nga shtetet të cilat kanë teknika tradicionale të regjistrimit.

Për shkak të frikës se pandemia mund t’i “shtrembërojë” të dhënat, 15 shtete evropiane nga numri i përgjithshëm i vendeve që kanë pjesë në hulumtim, kanë vendosur ta shtyjnë regjistrimin. Në rajon, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi planifikojnë regjistrim të popullatës në 2022, kurse Bosnja dhe Hercegovina po përgatiten për regjistrim në vitin 2023. Momentalisht, përsëri, në vijim është regjistrimi i popullsisë në Bullgari dhe në Kroaci.

Në Kroaci, për herë të parë këtë vit u realizua regjistrimi i popullatës në rrugë elektronike dhe kjo në dy faza. Në fazën e parë, nga 13 deri në 26 shtator, u realizua vetëregjistrimi i qytetarëve nëpërmjet aplikimit “E-qytetar”, kurse faza e dytë e cila do të zgjasë nga 27 shtatori deri në 17 tetor do të zbatohet në terren, nëpërmjet regjistrimit “klasik” të qytetarëve të cilët nuk janë regjistruar në fazën e parë. Regjistruesit do të kryejnë edhe kontroll në terren të fazës së parë të regjistrimit.

Në Bullgari, më 7 shtator filloi regjistrimi elektronik i popullatës, kurse nga 18 shtatori deri më 3 tetor, regjistrimi do të zbatohet në terren. Ata që do të refuzojnë të marrin pjesë në regjistrim do të dënohen me 160 leva (80 euro). Instituti Nacional i Statistikave i Bullgarisë bën thirrje që sa më shumë njerëz të regjistrohen në mënyrë elektronike, më shumë për shkak të mungesës së regjistruesve, sidomos në qytetet dhe lagjet më të mëdha. Regjistrimi në Bullgari në fillim duhej të zbatohet në janar dhe shkurt të këtij viti, por për shkak të pandemisë së kovid-19, është prolonguar për në fillim të shtatorit.

Edhe në shtete të tjera të botës, këtë vit po realizohen regjistrime të popullsisë, si për shembull, në Anglia, në Uellsi dhe në Australi.

Regjistrimi me protokolle të veçanta shëndetësore

Te ne, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesat për herë të parë zbatohen nëpërmjet metodës së kombinuar përkatësisht përdoren dy burime të dhënash: regjistrimi në terren nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta me qytetarët dhe baza pararegjistruese elektronike.

Meqenëse regjistrimi zhvillohet në terren, kontakti fizik i personave të cilët nënshkruhen dhe i regjistruesve nuk mund të anashkalohet. Që të mundësohet zhvillim i sigurt dhe pa pengesa në procesin e regjistrimit në kohë pandemie, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse përgatiti protokoll special për zbatimin e regjistrimit.

Regjistruesit, midis të tjerash, mbajnë me patjetër maska mbrojtëse për fytyrën, solucion për dezinfektim dhe duhet të mbajnë distancë nga të anketuarit, prej minimum 1,5 deri në 2 metra.

– Ka ekonomi familjare të cilat kërkojnë që regjistruesit të tregojnë certifikatë, kurse tek ato ekonomi familjare të cilat insistojnë t’u vijë regjistrues të vaksinuar, Komisioni dërgon menjëherë anketues të regjistrues. Megjithatë kushtet e motit janë të mira dhe regjistrimi kryhet jashtë ose para dyerve të banesave, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas ESHS-së deri më tani është i vogël numri i regjistruesve të cilët janë infektuar me virusin korona, kurse asnjë nga qytetarët nuk është ankuar për shkelje të protokolleve, dhe as nuk ka paraqitur ndonjë simptomë pas regjistrimit.

– Deri më tani kemi 3 raste të paraqitura të regjistruesve pozitivë me kovid. Ata janë izoluar në kohë dhe nuk ka shpërhapje të infektimit te kontaktet e tyre, theksojnë nga ESHS-ja.

Regjistruesve u jepen drejtime të veçanta për regjistrim të personave të cilët momentalisht janë të infektuar me kovid-19 dhe të qytetarëve që janë në izolim. Që të mund të planifikohet dhe kohë dhe në mënyrë përkatëse regjistrimi, Enti Shtetëror i Statistikës, në bazë ditore, nëpërmjet sistemit “Termini im” merr informacione mbi qytetarët e sëmurë dhe të izoluar.

– Kovid-19 nuk do të ndikojë mbi rezultatet e regjistrimit sepse të gjitha rastet pozitive, në izolim ose karantinë regjistrohen në bazë ditore, kohëzgjatja e izolimit të tyre merret parasysh dhe regjistruesit i vizitojnë ata njerëz në momentin kur është i sigurt për të gjithë, shpjegojnë nga ESHS-ja.

Personat të cilët janë pozitivë të kovid-19 dhe tek të cilët izolimi nuk do të përfundojë deri më 30 shtator, do të kontaktohen në telefon dhe do të dakordohen kushtet për regjistrimin e tyre përkatësisht do të dakordohet ndonjë person i tyre i afërt që t’i dorëzojë të dhënat në ESHS.

Pandemia mund të ndikojë mbi të dhënat e regjistrimit

Pandemia ka ndikim të fuqishëm mbi përditshmërinë e njerëzve dhe vendin e tyre të punës dhe jetesës. UNECE paralajmëron se kushtet e reja, të imponuara nga pandemia mund të ndikojnë mbi numrin e saktë të popullatës lokale, sepse shumë njerëz momentalisht, jetojnë, punojnë dhe studiojnë në lokacionet e ndryshme në krahasim me periudhën para pandemisë.

“Shtëpia e fshatit për pushim zakonisht është për banorët nga qytetet, kurse tani shtëpitë e tilla për shkak të pandemisë, ndoshta janë thyer në vend për jetuar më gjatë. Ose përsëri, ndoshta ka mundësi që një pjesë e njerëzve të cilët tani punojnë nga shtëpia, të vazhdojnë kështu edhe pas përfundimit të pandemisë”, shkruan analiza e UNECE-së.

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk do të regjistrohen për shkak të karantinës ose izolimit. Mbi regjistrimin mund të ndikojnë edhe masat e caktuara të cilat shteti i ndërmerr që ta kontrollojë pandeminë. Kjo e përfshin edhe mobilitetin e popullsisë, vendin ku punojnë dhe studiojnë njerëzit.

Duke e pasur parasysh këtë, në studimin e UNECE-së konstatohet se pandemia mund të ndikojë mbi cilësinë e informacioneve të marra nga regjistrimi i popullsisë.

Kur do të kemi regjistrim elektronik?

Në shtet nuk ka regjistra gjithëpërfshirës të popullsisë dhe në këtë moment nuk është i mundshëm regjistrimi elektronik. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, thotë se varianti më i dëshiruar është regjistrimi elektronik dhe se ai nuk do të “kushtojë asnjë denar”. Por sipas tij, ekzistojnë disa arsye pse momentalisht nuk është ka mundësi të zbatohet nënshkrim elektronik në shtet.

Arsyeja kryesore, thekson Simonovski, është pikërisht fakti se nuk kemi regjistër të tërësishëm adresar të vendosur, kurse regjistrimi fillon pikërisht nga adresa, pikërisht nga vendi i jetesës së qytetarëve.

Meqenëse shumica e qytetarëve nuk jetojnë në vendet ku janë regjistruar letërnjoftimet e tyre, me regjistrim elektronik, për momentin do të merreshin të dhëna të pasakta mbi migracionin e brendshëm dhe popullsinë. Shumica e njerëzve nuk jetojnë në adresën që është në dokumentet e tyre dhe me një regjistrim të popullsisë të bazuar mbi regjistrat ekzistues, do të kemi shpërndarje të papërshtatshme territoriale, thotë Simovski dhe si shembull e tregon Shkupin, një qytet ku jetojnë shumë më tepër njerëz sesa shkruhet në dokumentet personale.

Ai shpreson se regjistrimi i ardhshëm do të jetë elektronik dhe si një shembull të mirë e jep Slloveninë, ku të dhënat e regjistrimit përgatiten çdo tre muaj dhe vetëm tre persona angazhohen për këtë aktivitet. Shumica e vendeve që përballen me pandeminë kanë vendosur të inovojnë procesin e regjistrimit, por shumë prej tyre janë vonë me modernizimin.

Nga 52 shtete anëtare evropiane gjithsej të përfshira në studimin e UNECE-së, 22 vende ende kryejnë regjistrim tradicional, pra në terren, 16 vende kanë një proces të kombinuar që përfshin intervista “ballë për ballë”, 13 vende kryejnë regjistrim në bazë të regjistrit, kurse një vend ka regjistrim të përhershëm.

UNECE konkludon se pandemia e kovid-19 shtoi një dimension të ri dhe një nivel më të madh të ndërlikimit të regjistrimit të popullatës në një mënyrë që ishte e vështirë të parashikohej. Prandaj, UNECE konsideron se në Rekomandimet për regjistrim të Konferencës së statistikave evropiane, duhet të shtohen rekomandime për situata të paparashikueshme, si dhe të kërkohen mënyra përkatëse që procesi i regjistrimit të realizohet pa pengesa, të modernizohet dhe të përparohet.

Autore

Maja Jovanovska

Artikulli është përgatitur me mbështetje nga Fondacioni shoqëria e hapur Maqedonia (FSHHM). Përmbajtja është përgjegjësi e NVO Infocentar dhe ajo nuk i shpreh gjithmonë qëndrimet e FSHHM.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle