0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQTekste origjinale SQ

Reagim: Qyteti i Shkupit ka program për investime dhe zhvillim të balancuar në të 10 komunat e qytetit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në programin e saj katër vjeçar të Qytetit të Shkupit ka shumë më tepër projekte se pushteti i mëparshëm i cili premtoi shumë, ndërsa realizoi vetëm 5 për qind të programit të tij. Projekti më i madh i Shilegovit ishte vendosja e barrierave të betonit në “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, i cili u quajt “Muri i Turpit” nga vetë banorët e kësaj komune. Në buxhetin e ri të Qytetit të Shkupit janë përfshirë një numër i madh projektesh për të cilat janë lidhur kontrata shumëvjeçare nga ana e pushtetit të mëparshëm lokal, dhe që janë në vazhdim e sipër por asnjë prej tyre nuk është as për Çarin, as për Sarajin. Pikërisht për këtë, Qyteti i Shkupit me buxhetin e ri fillon projektimin dhe realizimin e projekteve të parashikuara në programin për Shkupin modern, gjë për të cilën janë parashikuar mjete nga Buxheti i Qytetit për vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle