0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQShoqëri SQTekste origjinale SQZgjedhjet Lokale 2021

Reagim i ASH-së: Pushteti tenton të pengojë vendosshmërinë e qytetarëve për ndryshim

Duam të informojmë opinionin se procesi i votimit në mbarë vendin po zhvillohet me disa parregullsi të nxitura nga funksionarë të pushtetit, por qytetarët po dëshmnojnë nivel të volitshëm të demokracisë dhe pjekurisë politike. Deri në këto momente duket se dëshirën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë nuk po arrijnë ta ndalin as tentimet e militantëve dhe funksionarëve të BDI-së për të prishur procesin.

17 tetor 2021 

Gjatë ditës janë regjistruar disa tentime të këtilla, kryesisht në Gostivar, Zhelinë, Strugë, Tetovë dhe vende të tjera, ku janë regjistruar tentime për tensionim të situatës. Nervozë dhe panikë vërehet tek komisionerë dhe aktivistë partiak të BDI-së në pjesën më të madhe të komunave ku ata ndjejnë tanimë humbjen, por fatmirësisht qytetarët nuk kanë rrënë as në provokime e as në presione dhe po dalin lirshëm për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Gjithashtu në disa vendvotime janë paraqitur probleme me pajisjet për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjëve, kjo ka shkaktuar edhe vonesa dhe rradhë të gjata të pritjes. Ju bëjmë apel KSHZ-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe të gjitha organeve të tjera që të reagojnë, të ndalojnë ata që duan të njëllosin këtë proces të rëndësishëm demokratik si dhe të eliminojnë edhe pengesat teknike. Qytetarët të vazhdojnë të flasin me votë sepse sot është dita e tyre dhe askush nuk mund ta ndalojë këtë! Në çdo vendvotim janë edhe komisionerët tanë dhe maksimalisht do të jemi në mbrojtje të sovranit.

Nga Shtabi i BDI, disa qytetarëve në Gostivar gjatë ditës së sotme ju kanë arritur sms porosi ku bëhet thirrje për të votuar kandidatin e tyre. Në një porosi tjetër është përdorur edhe gjuhë e urrejtjes që tregon edhe më shumë për nivelin në të cilin ndodhet sot kjo parti.

Aleanca për Shqiptarët

____________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle