0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQPartitë politike SQTekste origjinale SQ

Reagim i ASH-së ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së në Gostivar

Rikujtojmë se LSDM-BDI Gostivarin e ka diskriminuar vazhdimisht, ashtu siç ndodhi edhe me mjetet financiare nga TAV, ku në çdo komunë ato mjete u shfrytëzuan për infrastrukturë rrugore, shkolla, kanalizim apo ngjashëm, ndërsa për pushtetin lokal të Gostivarit nuk ndanë as edhe një denar.

Shkup, 20 maj 2022

Anija e LSDM-së që po fundoset paska përmendur sot kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari. Akoma nuk e paskan marrë veten nga makthi i qytetarëve të cilët u dhanë karton të kuq në Gostivar së bashku me BDI-në. Sa i përket pushtetit lokal në Gostivar, duam vetëm t’i rikujtojmë se edhe përskaj shantazheve, pengesave të tyre, Taravari me ekipin e tij deri më sot ka realizuar me sa vijon:

– 40 km rrugë të asfaltuara

– 80 km kanalizim

– 50 km ujësjellës

– 5 çerdhe te reja

– 3 qendra rinore

– qendër për autizëm (si qytet i vetëm në RMV)

– 10 shkolla të rinovuara

– 20 kabinete të reja shkollore

Rikujtojmë se LSDM-BDI Gostivarin e ka diskriminuar vazhdimisht, ashtu siç ndodhi edhe me mjetet financiare nga TAV, ku në çdo komunë ato mjete u shfrytëzuan për infrastrukturë rrugore, shkolla, kanalizim apo ngjashëm, ndërsa për pushtetin lokal të Gostivarit nuk ndanë as edhe një denar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë, të kujdesemi për qytetarët, ndërsa do të angazhohemi që edhe ditët e tyre në pushtet të jenë të numëruara. Nga sot fillon numërimi mbrapshtë i krimit dhe korrupsionit të tyre.

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar

__________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre e as për gabimet eventuale drejtshkrimore ose të shtypit

Butoni Kthehu në krye
Mbylle