Shoqëri SQTekste origjinale SQZgjedhjet Lokale 2021

Raporti i parë i CIVIL në orën 10: Mungojnë rreth 40 persona në Listën e Votuesve në institucionet ndëshkuese – korrigjuese, vendvotimi në INK Idrizovë u hap me vonesë

Monitorimi i CIVIL vërtetoi se votimi i sotëm i personave në paraburgim dhe në vuajtje të dënimit me burg filloi me kohë në të gjitha institucionet ndëshkuese - korrigjuese (INK), përveç në INK Idrizovë. Votimi në INK Idrizovë filloi në orën 8:20. Nga CiVIL shfaqën shpresë se drejtoria dhe Këshilli Zgjedhor në INK Idrizovë do ta respektojnë parimin sipas të cilit duhet të vazhdohet votimi në vendvotimet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, gjegjësisht vonesa.

Shkup, 16 tetor 2021 

Monitorimi i CIVIL vërtetoi se votimi i sotëm i personave në paraburgim dhe në vuajtje të dënimit me burg filloi me kohë në të gjitha institucionet ndëshkuese – korrigjuese (INK), përveç në INK Idrizovë. Votimi në INK Idrizovë filloi në orën 8:20. Nga CiVIL shfaqën shpresë se drejtoria dhe Këshilli Zgjedhor në INK Idrizovë do ta respektojnë parimin sipas të cilit duhet të vazhdohet votimi në vendvotimet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, gjegjësisht vonesa.

Në monitorimin e CIVIL në votimin në INK përgjatë vendit, shënohen disa mungesa të tjera. Në INK Kumanovë, nga 56 persona, vetëm 38 janë në Listën e Votuesve. Në INK Manastir, 20 persona mungojnë në Listën e votuesve.

Në fillim të votimit në INK Prilep dhe Manastir, votuesve nuk iu ishte lejuar votimi me të a.q. “kartelë shtëpie”, për dallim nga të gjitha INK të tjera ku kjo ishte lejuar. Diku rreth orës 9, ky problem është tejkaluar dhe tani votuesit në INK Prilep dhe Manastir mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës me “kartelë shtëpie”, si edhe në INK të tjera.

CIVIL do të paraqitet me informacione më të reja edhe drejtpërdrejtë, në raport zgjedhor, me fillim në orën 13 në faqen e Fejsbukut dhe në kanalin Jutub të organizatës.

Si edhe gjithmonë, CIVIL e zbaton monitorimin në bashkëpunim me qytetarët dhe ju bën thirrje që të denoncojnë shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe parregullsi të tjera gjatë votimit sot dhe nesër.

Raportin zgjedhor CIVIL në orën 13 do ta emetojë edicionin më të ri të Raportit Zgjedhor (18) sot (e shtunë, 16 shtator), drejtpërdrejtë në faqen e Fejsbukut dhe në kanalin në Jutub.

Mediat janë të mirëseardhura me paraqitje paraprake, me respektim maksimal të protokolleve për mbrojtje nga KOVID-19. CIVIL do të sigurojë kushte edhe për prani fizike të maksimum 4 ekipeve të gazetarëve.

Marrja e video transmetimit dhe të gjitha përmbajtjen e tjera tekstuale në lidhje me zgjedhjet, të publikuara në civilmedia.mk (maqedonisht), drejt.mk (shqip) dhe civil.today (anglisht) lejohet plotësisht, sipas licencës Creative Commons 4.0 (link i burimit).

CIVIL

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle