0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Qytetarët e konsiderojnë ofertën e LSDM -së si më të mirën, tregon sondazhi të Stratum R&D

Mbi 27 për  qind e qytetarëve mendojnë se oferta e LSDM -së në zgjedhjet e ardhshme lokale është më e mira, ndërsa 24.7 për qind e VMRO -DPMNE-së, sipas sondazhit të fundit të agjencisë Stratum R&D të publikuar nga Makfaks.

Shkup, 2 tetor 2021 (MIA) – Mbi 27 për  qind e qytetarëve mendojnë se oferta e LSDM -së në zgjedhjet e ardhshme lokale është më e mira, ndërsa 24.7 për qind e VMRO -DPMNE-së, sipas sondazhit të fundit të agjencisë Stratum R&D të publikuar nga Makfaks.

Në pyetjen se për cilën listë këshilltarësh do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin nesër, 24.9 për qind e qytetarëve do të votonin për listat e LSDM-së, dhe 22.8 për qind për listat e VMRO-DPMNE-së.

LSDM dhe VMRO-DPMNE ndiqen nga Lista e Pavarur me 12.9 për qind, ndërsa 12 për qind e qytetarëve nuk do të shkojnë në votim. Për BDI-në janë përcaktuar 10 për qind, për Aleancën e Shqiptarëve 9,3 për qind dhe të tjera 1.7 për qind.

Në pyetjen se cila parti politike ofron ofertën më të mirë në këto zgjedhje, 27.1 përqind votuan për LSDM-në, 24.7 për qind për VMRO-DPMNE-në, 13.4 për qind për Listën e Pavarur, 11 për qind për BDI-në, 10 për qind për Aleancën për Shqiptarët, për të Majtën 6.5 për qind , Të tjerët 4.7 për qind, për RDM 2.6 për qind.

Edhe sipas të dhënave nga sondazhi i fundit të “Brima”, më shumë vota ka LSDM dhe kryetari i partisë Zoran Zaev. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle