0_Maqedoni.Portal SQSektori civil SQ

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë nga qeveritë e tyre dhe BE-ja udhëtime pa viza

Disa qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor nënshkruajtën peticion me të cilin u bëjnë thirrje qeverive të vendeve  nga Ballkani Perëndimor dhe liderëve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të veprojnë menjëherë në heqjen e regjimit të vizave dhe vendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë në rajon dhe në Zonën e Shengenit. Peticioni ishte ngritur disa ditë para Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle