0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Qeveria e miratoi ndryshimet ligjore për pagën minimale prej 18.000 denarë

Qeveria në seancën e sotme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagë minimale në pajtim me vendimet e Këshillit socio-ekonomik.

Shkup, 8 shkurt 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagë minimale në pajtim me vendimet e Këshillit socio-ekonomik.Me këto ndryshime me të cilat shuma më e vogël e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e vogël se 18.000 denarë, në kornizë ligjore janë vendosur dhe sjellë ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së shpenzimeve për jetesë, si edhe kriteri sipas së cilit lartësia e pagës minimale nuk do të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle