0_Web_Ballina – Sllajder SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQEkonomi SQ

Qeveria do ta promovojë linjën kreditore pa interes “KOVID 4”

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Qeveri do ta promovojë linjën kreditore pa interes "KOVID 4".

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Qeveri do ta promovojë linjën kreditore pa interes “KOVID 4”.

Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov.

Linja kreditore pa interes “KOVID 4” e projektuar në 10 milion euro, është pjesë e pakos së gjashtë të masave antikrizë. Parashikon grante deri në 15.000 euro për firmat nga sektoret më të goditura: turizëm, hotelieri, ivent industrinë, institucionet shëndetësore private, tregtarët individualë dhe zejtarë, nëse hapin vende të reja pune dhe i rrisin të ardhurat.

Në prill të këtij viti Qeveria i obligoi Kabinetin e Bytyqit dhe Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm për operacionalizim të kësaj mase. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle