0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQ

Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 88-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të me më shumë pika të rendit të ditës nga programi i saj për punë dhe interes të qytetarëve.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të me më shumë pika të rendit të ditës nga programi i saj për punë dhe interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, siç ka njoftuar Pres shërbim qeveritar do të shqyrtohet informata për statusin e realizmit të aktiviteteve përgatitore lidhur me projektet për mbylljen e deponive ilegale në Rajonin lindor dhe verilindor me propozim të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për këtë mbledhje e ka vazhduar pikën Informatë lidhur me Propozim strategjinë për barazi gjinore 2021- 2026 me Propozim të strategjisë për barazi gjinore 2021-2026. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle