Politikë SQ

Qeveri: Linjat e kuqe të identitetit janë të qarta, për rezolutën e VMRO-DPMNE-së debaton Kuvendi

Pozicionet e Qeverisë në lidhje me identitetin dhe gjuhën maqedonase janë të njohura, vazhdimisht të konfirmuara dhe të qarta. Në çdo rast, Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë prej tyre. Vijat e kuqe të identitetit janë të qarta edhe për qytetarët edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Pozicionet e Qeverisë në lidhje me identitetin dhe gjuhën maqedonase janë të njohura, vazhdimisht të konfirmuara dhe të qarta. Në çdo rast, Qeveria thotë se nuk do të heqë dorë prej tyre. Vijat e kuqe të identitetit janë të qarta edhe për qytetarët edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo u deklarua sot në një konferencë për shtyp nga zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski kur u pyet për pozicionin e Qeverisë mbi propozimin e partnerit të koalicionit qeveritar PRSD për referendum konsultativ për negociatat me Bullgarinë, duke pyetur nëse RMV duhet t’i vazhdojë negociatat me Bullgarinë siç kërkon ajo.

Lidhur me qëndrimin e Qeverisë për rezolutën e VMRO-DPMNE-së për kontestin me Bullgarinë, të cilën LSDM e mbështet, kurse BDI kërkon finalizim, Arsovski tha se i takon Kuvendit të propozojë dhe vendosë për rezolutat dhe dokumentet dhe iniciativat e ngjashme. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle