Botë SQBotë.Portal SQ

Protesta në Teheran për shkak të mungesës së ujit të pijshëm

Më shumë dhjetëra iranianë sot protestuan në Teheran në kuadër të trazirave për shkak të mungesës së ujit në pjesën jugperëndimore të vendit.

Teheran, 26 korrik 2021 (MIA) – Më shumë dhjetëra iranianë sot protestuan në Teheran në kuadër të trazirave për shkak të mungesës së ujit në pjesën jugperëndimore të vendit.

Protestuesit të cilët marshuan nëpër avenynë Jomhuri Islami, i bënë thirrje policisë t’i bashkohet protestës. Protesta kaloi qetë dhe nuk pati trazira.

Agjencia e lajmeve gjysmështetërore Fars njoftoi për mbajtjen e protestave dhe i akuzoi protestuesit për ndërprerjen e energjisë elektrike në qendrën e afërt tregtare.

Trazirat për shkak të mungesës së ujit me ditë vijojnë në provincën Kuzestan, e cila është e pasur me naftë dhe në të cilën jetojnë kryesishtë arabë etnikë të cilët e akuzojnë teokracinë shiite iraniane për diskriminim.

Afro pesë milionë banorë të Kuzestanit nuk kanë ujë të pastër për pije, pohojnë aktivistët iranianë për të drejta të njeriut.

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle