Evropë SQEvropë.Portal SQ

Protesta antiqeveritare në Moldavi

Qindra mbështetës dhe anëtarë të Partisë komuniste opozitare të Moldavisë dhe të partisë "Shor", u mblodhën në protestë antiqeveritare para ndërtesës së Qeverisë në Kishinjev.

Kishinjev, 27 maj 2022 (MIA) – Qindra mbështetës dhe anëtarë të Partisë komuniste opozitare të Moldavisë dhe të partisë “Shor”, u mblodhën në protestë antiqeveritare para ndërtesës së Qeverisë në Kishinjev.

Demonstrantët brohoritnin “Dorëheqje!” dhe “Poshtë Qeveria!”.

“Në pushtet erdhën analfabetët dhe njerëzit e paaftë…Ne jemi këtu për të thënë “Dorëheqjen!”, deklaroi para të pranishmëve, deputetja Elena Bondarenko.

Ajo shtoi se një vit pas ardhjes në pushtet të Partisë për aksion dhe solidaritet, shohin vetëm “varfëri dhe rritje çmimesh”.

Më parë tubime të ngjashme u mbajtën edhe para Parlamentit dhe para disa ministrive.

Protesta mbajti edhe Partia Socialiste e Republikës së Moldavisë, duke kërkuar dorëheqje nga Qeveria e Natalia Gavrilica dhe presidentja Maja Sandu. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle