0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQ

Propozimi për video mbikëqyrje ka të bëjë vetëm për proceset të cilat nuk mund të digjitalizohen, sqaroi Arsovski

Propozimi për vendosjen e video mbikëqyrjes dhe "kamerave bodi" nuk ka të bëjë me të gjithë administratën, por për nëpunësit të cilët kryejnë kontroll, mbikëqyrje dhe autorizime të posaçme veçanërisht në proceset të cilat nuk mund të digjitalizohen dhe përfshijnë pjesëmarrje të nevojshme  të faktorit njerëzor, sqaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për propozimin për regjistrimin e punës së nëpunësve shtetërorë gjatë kontaktit me qytetarët.

Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Propozimi për vendosjen e video mbikëqyrjes dhe “kamerave bodi” nuk ka të bëjë me të gjithë administratën, por për nëpunësit të cilët kryejnë kontroll, mbikëqyrje dhe autorizime të posaçme veçanërisht në proceset të cilat nuk mund të digjitalizohen dhe përfshijnë pjesëmarrje të nevojshme  të faktorit njerëzor, sqaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për propozimin për regjistrimin e punës së nëpunësve shtetërorë gjatë kontaktit me qytetarët.

Ky propozim, theksoi Arsovski, në periudhën e ardhshme hollësisht do të hulumtohet dhe analizohet nga aspekti i implementimit të tij, përfshirjen e nëpunësve, garantimin e sigurisë dhe privatësisë së qytetarëve, si dhe mundësitë teknike dhe ligjore.

“Transformimi digjital i proceseve është prioritet i lartë i Qeverisë si mekanizëm kryesor për çrrënjosjen e korrupsionit dhe për shërbime të shpejta dhe efikase ndaj qytetarëve për institucionet të cilat pikërisht janë në shërbim të qytetarëve. Grupi i punës tashmë punon në përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të  ligjeve të nevojshme për transformim digjital”, deklaroi Arsovski.

Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të nevojshme për digjitalizim, theksoi Arsovski, do të jenë përgatiten dhe do të dorëzohen në Kuvend deri në fund të gushtit. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle