0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQBiznes.portal SQEkonomi SQShoqëri SQ

Promovim i fushatës për përballje me punë të paparaqitur

Fushata për përballje me punën e paparaqitur, nën moton “Të kesh një personel më të mirë – kujdesu më mirë për personelin” do të promovohet sot.

Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) – Fushata për përballje me punën e paparaqitur, nën moton “Të kesh një personel më të mirë – kujdesu më mirë për personelin” do të promovohet sot.
Qëllimi kryesor i fushatës është ngritja e ndërgjegjësimin tek publiku, punëdhënësit dhe punëtorët, në lidhje me pasojat negative të punësimit të punëtorëve të paparaqitur.

Në konferencën për shtyp për promovimin fjalim do të ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, Frek Janmaat, shefi i repartit për operacione, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Jovana Trençevska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vladanka Trajkovska, kryetare e Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut dhe Darko Dimovski, kryetar i Federatës së sindikatave të Maqedonisë.

Do të publikohen edhe masa të reja të numrit të punëtorëve me marrëdhënie të rregulluar rë punës në sektorin e turizmit dhe hotelierisë, i cili ishte një nga më të prekurit nga pasojat e pandemisë Kovid 19.

Fushata është në organizim të Këshilli ekonomik – social, me mbështetje nga Organizata ndërkombëtare e punës, ndërsa e financuar nga ana e BE-së. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle