0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

Promovim i autolexuesit për persona të verbër “Kiko”

– Në tarracën e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup sot do të promovohet aplikacioni digjital – audiolexuesi, simbolikisht i quajtur “Kiko”, i dedikuar për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Në tarracën e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup sot do të promovohet aplikacioni digjital – audiolexuesi, simbolikisht i quajtur “Kiko”, i dedikuar për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Audiolexuesi është krijuar për herë të parë në gjuhën maqedonase, me iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në partneritet me Lidhjen Nacionale të Personave të Verbër dhe do t’iu mundësojë personave të verbër pavarësi më të madhe në të gjitha sferat e jetës së përditshme.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe  ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Shakjan dhe kryetari i Lidhjes Nacionale të Personave të Verbër, Zharko Sellkovski. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle