0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Profesori i Universitetit të Tetovës shpallet njëri nga shkencëtarët më produktiv për vitin 2021

Profesori i programit studimor të Fizikës në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në kuadër të UT-së, Doc. Dr. Kimet Jusufi, i cili ka hyrë në mesin e 2% të shkencëtarëve më produktiv në rang global për vitin 2021 sipas studimit të Standfort University, u prit në një takim nga prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qaili dhe përgjegjësi i zyrës për shkencë dhe inovacion, Prof. Dr. Agon Memeti. Gjatë këtij takimi u diskutua për këtë studim të realizuar, në të cilin janë përpunuar të dhënat për 7 milionë shkencëtarë nga gjithsej 22 fusha shkencore. Studimi është bazuar në numrin e citimeve, artikujve shkencorë dhe disa parametrave tjerë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle