0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQVideo SQ

Pritje solemne e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Sofje (drejtpërdrejtë)

Ceremoni e pritjes me nderimet më të larta shtetërore të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në sheshin "Aleksandar Nevski" në Sofje.

Sofje, 24 janar 2022 (MIA) – Ceremoni e pritjes me nderimet më të larta shtetërore të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në sheshin “Aleksandar Nevski” në Sofje.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të kryesuar nga Kovaçevski, janë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe për Politika të Qeverisjes së Mirë, Fatmir Bytyqi dhe Sllavica Gërkovska, shefi i diplomacisë Bujar Osmani si edhe ministrat e Financave, Fatmir Besimi, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska, i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Në kuadër të vizitës nesër në rezidencën “Bojana” do të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të fillojë fjalimi i kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski ndërsa është paraparë të nënshkruhen edhe disa dokumente bilaterale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle