Ballkan SQBallkan.portal SQ

Presidentja e Kosovës, Osmani u takua me presidentin e Gjermanisë, Shtajnmaer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Valter Shtajnmaer, është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në takim me homologun Shtajnmaer, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve. Më tej, Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle