0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Prej nesër mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Rajoni i Maqedonisë së Veriut prej nesër deri në mes të javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht dhe të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht kohë pas kohe do të ketë mot të lig me shi më të dendur (mbi 30 l/m2) për në një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër, kumtoi DPHM.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle