0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

PP: Hapen lëndë për parregullsi eventuale zgjedhore, udhëzime të dhëna për veprim të mëtutjeshëm

Deri te Komisioni për monitorim të parregullsive zgjedhore lidhur me kryerjen e veprave penale  nga Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë - Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe vepra tjera penale të cilat mund të bëhen gjatë organizimit  dhe zbatimit të Zgjedhjeve lokale deri në orën 15:00 arritën informata për veprim sipas lëndëve  në Prokuroritë Themelore , si dhe  raportim për  parregullsi  eventuale zgjedhore.  Prokurorët kujdestar publik nga prokuroritë  themelore publike me zgjuarsi e ndjekin procesin zgjedhor dhe me prioritet veprojnë  në drejtim të vërtetimit të fakteve në lëndë, informon Prokuroria Publike e Republiks së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Deri te Komisioni për monitorim të parregullsive zgjedhore lidhur me kryerjen e veprave penale  nga Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe vepra tjera penale të cilat mund të bëhen gjatë organizimit  dhe zbatimit të Zgjedhjeve lokale deri në orën 15:00 arritën informata për veprim sipas lëndëve  në Prokuroritë Themelore , si dhe  raportim për  parregullsi  eventuale zgjedhore.  Prokurorët kujdestar publik nga prokuroritë  themelore publike me zgjuarsi e ndjekin procesin zgjedhor dhe me prioritet veprojnë  në drejtim të vërtetimit të fakteve në lëndë, informon Prokuroria Publike e Republiks së Maqedonisë së Veriut.

“Në adresën elektronike  izbori@jorm.mk , qëndron në kumtesë,  arriti një ankesë e  dërguar nga një parti politike, në lidhje me dyshimin për kryerje të presionit dhe agjitacionit nga ana e një personi në vendvotimet në Gostivar. Prokuroria Themelore Publike – Gostivar formoi lëndë dhe menjëherë dha udhëzime për monitorim të citimeve të akuzës.

Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Pubike – Kumanovë,  në lidhje me denoncimin për gjoja blerje votash në fshatrat e Kumanovës, Çerkez, Romanovcë dhe Vojniviq, për të cilën prokuroria formoi lëndë, theksojnë, është realizuar bisedë  me disa persona dhe nuk ka informata me të cilat mund të konfirmohen citimet e padisë. Vazhdohet me ndërmarrje të veprimeve  sipas udhëzimeve të prokurorit  publik.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup është njoftuar për një ngjarje  të denoncuar nga një kryetar i Këshillit Zgjedhor, në lidhje me  shkatërrimin e kryer  të materialit zgjedhor gjegjësisht fletvotime të grisura. Njëherit, rreth orës 12:45 një person gjatë realizimit të së drejtës së votës, nga katër fletvotime vetëm njërën e ka vendosur  në kutinë e votimit, ndërsa të tjerat i ka griskur dhe i ka lënë në kabinën për votim. Personi është privar nga liria dhe përkohësisht gjendet në stacionin policor.  Pas konsultimeve të kryera me prokurorin publik dhe ekzistimin e bazave të dyshimit për vepër penale të kryer “Shkatërrim të materialit zgjedhor” nga neni 164 paragrafi 1 i Kodit Penal,  janë dhënë udhëzime  për veprim të mëtutjeshëm, thonë nga PTHP.

Në lidhje me raportimin nga ana e Shtabit Operativ të dorëzuar nga ana e Ambasadës së SHBA-së në të cilën njoftojnë se  një person nga  një parti politike, në datën 16.10.2021 iu drejtua atyre dhe ka ndarë informacion shtojnë, Prokuroria Themelore Publike Shkup dha udhëzime për veprim të mëtutjeshëm, sipas të cilave  MPB – SPB Shkup  realizoi kontrolle operative.

“Prokuroria Themelore Publike Koçan është njoftuar nga RPB Koçan për disa ngjarje  të cilat kanë të bëjnë me kryerjen e agjitacionit para vendvotimit,  transport të votuesve, si dhe dyshim për kryerje të ryshfetit dhe shkelje të lirisë  së përcaktimit të votuesve. Pas njoftimeve të dhëna në prokurorinë janë formuar lëndë dhe janë dhënë udhëzime të konfirmohet identiteti i personave, të dorëzohen të dhëna për automjetet  dhe të bëhen monitorime operative”, potencojnë nga PTHP dhe potencojnë se Prokuroria Publike vazhdon me ndjekje të procesit të votimit dhe vepron sipas të gjitha dyshimeve për vepra të kryera eventuale penale lidhur me zgjedhjet lokale. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle