0_MIA Investigon.Portal SQIntervistë SQPolitikë SQ

Poll Shapiro për MIA-n: Vendet rëndë përballen me historinë nëse ajo është shënim nga veprime të këqija dhe negative

– Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë të hënën publikoi një shkrim në të cilin janë shënuar disa kërkesa nga ana e Sofjes zyrtare që të hiqet bllokada për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE. Një nga ato kërkesa është identifikimi i shkresave publike në pllakat përkujtimore ose përmendoret nga Lufta e Dytë Botërore “të cilat shkaktojnë urrejtje drejtë Bullgarisë dhe popullit bullgar dhe heqjen e tyre”, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.

Uashington, 4 korrik 2021 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë të hënën publikoi një shkrim në të cilin janë shënuar disa kërkesa nga ana e Sofjes zyrtare që të hiqet bllokada për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE. Një nga ato kërkesa është identifikimi i shkresave publike në pllakat përkujtimore ose përmendoret nga Lufta e Dytë Botërore “të cilat shkaktojnë urrejtje drejtë Bullgarisë dhe popullit bullgar dhe heqjen e tyre”, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.

Pikërisht për këtë çështje të historisë, MIA foli me historianin amerikan Poll Shapiro, drejtor për çështje ndërkombëtare në Muzeun e Holokaustit të SHBA-së, një nga institucionet kryesore botërore për dokumentim, arkivim dhe ekspozim të fakteve materiale për përndjekjen dhe shkatërrimin masiv të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në sajtin e këtij institucioni autoritar, i vendosur te Aleja Kombëtare në qendër të Uashingtonit, thuhet se “muzeu i frymëzon qytetarët dhe liderët e gjithë botës që të kundërshtojnë urrejtjen të parandalojnë gjenocidin dhe të promovojnë dinjitet njerëzor”.

Zotëri Shapiro, një pjesë e shkrimeve në këto pllaka përkujtimore dhe përmendore të cilat Bullgaria kërkon të ndryshohen ose hiqen në fakt e shënon përndjekjen e hebrenjve maqedonas gjatë Luftës së Dytë Botërore. A mund të komentoni rreth kësaj?

Marrë në përgjithësi, vendet shumë rëndë përballen me historinë kur historia është në fakt shkrim nga vepra të kryera të këqija dhe negative. Në këtë kuptim, secili vend, kështu ose ashtu, ka kaluar periudha kur ka dëshmuar se pranon ose hedh poshtë që të jetë i sinqertë në gatishmërinë që të përballet me faktet për Holokaustin. Një gjë në të cilën të gjithë duhet të jemi të sigurtë është se faktet nuk mund të ndryshohen. Është shumë me rëndësi që të kemi shkrim të pastër për faktet, deri në atë nivel në të cilin do të mund të themi se i dimë.

Në lidhje me atë se çka ka ndodhur në Maqedoni, tani Maqedonia e Veriut, ekziston informacion faktik shumë mirë i dokumentuar dhe i kapshëm. Ato fakte nuk mund të ndryshohen. Gjithçka që mund të ndryshohet është gatishmëria që të mësohet nga ato dhe refuzimi që të mësohet nga ato.

Gjatë 80 viteve të kaluara shumë vende tentonin të mbanin mite të caktuara për sjelljen e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Francë për shembull, njerëzit ruanin një mit të tillë se të gjithë francezët ishin në rezistencë dhe se kundër hebrenjve në territorin e Francës ka punuar vetëm Gjermania. Kjo në fakt nuk është e vërtetë. Sot shkrimet janë zbardhur dhe në Francë kjo është pranuar si histori e vërtetë. Në Rumani, vend shumë afër jush, miti me vite ishte se aty nuk ka pasur Holokaust. Por, vendi sot publikisht e pranoi se faktet të cilat mund të demonstrohen në shkrimet e arkivave tregojnë se Rumania ishte kriminel i madh, vrarës i madh i hebrenjve dhe romëve.

Edhe SHBA-ja ka mit nacional, se ne gjithashtu nuk e kemi ditur se çka u ka ndodhur hebrenjve, dhe ky është shkaku se pse nuk kemi punuar mjaf fuqishëm dhe mjaft herët që t’i shpëtojmë ata të cilët mund të ishin shpëtuar. Situata në SHBA sot ka ndryshuar dhe ka interesim të madh që të kuptohen lëshimet e vendit tonë.

Ajo që më pyetni është pjesë e një trajektore në të cilën shihet dëshira që të mohohet ose të deformohet ose të ndryshohet historia. Ajo nuk guxon të bëhet. Dhe kjo thjeshtë bëhet në qëllime politike, ndonjëherë ajo bëhet thjeshtë si pjesë e krenarisë kombëtare dhe mendoj se nevojitet që të pranohet. Është shumë e vështirë që të përballemi me ngjarjet rreth Holokaustit, ajo është ashtu jo vetëm për vendin tuaj dhe Bullgarinë, por kudo përgjatë Evropës.

Nuk kam hyrë shumë në hollësitë për atë se çka kërkon Bullgaria, por i di faktet. Ndërsa faktet janë fakte dhe ato nuk mund të ndryshohen. E kaluara nuk mund të ndryshohet, ndërsa mund vetëm të mësohet diçka nga ajo dhe në bazë të asaj të ndryshohet e ardhmja. Ajo është diçka në të cilën ne i përkushtojmë jetët tona, në hulumtimin e ndershëm, në studimin e ndershëm të së kaluarës, që të bëjmë ndikim pozitiv ndaj së ardhmes.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut formuan komision të ekspertëve i përbërë nga historianë të të dyja vendeve. Çka mendoni, a mund të ndihmojë kjo në zgjidhjen e problemeve rreth historisë së të dyja vendeve? A mund historianët të distancohen nga politikat ditore me përdorimin e argumenteve objektive për historinë e vërtetë?

A mund të kontribuojnë historianët? Po, munden. Sepse ata mund ta dokumentojnë historinë, në pikëpamjet e historisë. Por, mundësia e historianë që ta realizojnë atë funksion në komisionin kombëtar, ose komision multikombëtar, varet nga vullneti politik i organizatorëve të komisionit. Të ju jap një shembull pozitiv i cili ka ndodhur gjatë dy dekadave të kaluara. Nuk do të doja të shkoj më larg. Shembulli për Komisionin Ndërkombëtar për Holokaustin në Rumani, i përbërë nga ekspertë nga SHBA-ja, Franca, Izraeli dhe Gjermania, gjysma e historianëve dhe ekspertëve megjithatë ishin rumunë. E jap shembullin pozitiv me Rumaninë sepse ajo ndodhet në rajonin tuaj, historia e saj nuk njihej mjaftueshëm, dhe ku ishte shumë vështirë të hulumtohet gjatë kohës së komunizmit. Në Rumani me vite të tëra, si liderët politikë ashtu edhe mjedisi akademik, të gjithë mohonin se Holokausti ishte kryer në këtë vend. Kjo rezultoi në presion të caktuar që të hulumtohen arkivat nga koha e luftës. Edhe presidenti i atëhershëm rumun, Jon Iliesku, doli me propozim që të formohet komision. Ai komision (në vitin 2004) dha raport dhe prezantoi dokumente origjinale për t’i parë publiku.

Ai raport ndihmoi në transformimin nga vend në të cilin ekzistonte mohim i plotë i Holokaustit dhe rolit të Rumanisë në të, në vend i cili para disa viteve kryesonte me Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtim të Holokaustit, në vend i cili i kryesonte përpjekjet për krijimin e definicionit të punës për antisemitizmin që përdoret deri më sot. Rumania u bë vend i cili krijoi Institut special për Mësim dhe për Dokumentim të të gjitha shkrimeve për Holokaustin, që të jenë të kapshme për hulumtuesit dhe mësimdhënësit. Komisioni historik në Rumani nxori rezultate shumë pozitive për shkak të asaj që ekzistonte vullnet politik në pushtet për zbulimin përfundimtar të së vërtetës. Diçka që ishte e pamundur të bëhej më parë, e pamundur që të bëhej një hulumtim i tillë, gjatë pushtetit komunist.

Sipas mendimit tuaj, kush në Evropë qëndron pas kërkesës së Bullgarisë për ndryshim të historisë së Maqedonisë së Veriut. A qëndrojnë disa vende, grupe ose interesa të caktuara?

Nuk do të komentoja çështje politike, por atë që mund ta them është se në momentin kur angazhohesh të jesh i sinqerte për historinë, krijon shteg për të ardhme më të mirë për vendin tënd. Duhet ta ta dimë se nuk ekziston asnjë njeri i gjallë përgjegjës për atë që paraardhësit e tij, gjyshërit e tyre, stërgjyshërit e tyre e kanë bërë para 80 viteve. Askush sot nuk është përgjegjës, askush. Çështja e vetme është nëse mund ta kuptojmë se çka ka ndodhur atëherë, që ne vetë asnjëherë të mos tërhiqemi në paragjykime të ngjashme dhe në lloje të ngjashme të krimit. Kjo është çështje fondamentale.

Edhe, mund të them se çka mund të bëhet nga ana e Maqedonisë, dhe çka mund të kontrollohet nga Maqedonia. Në këtë pikëpamje ekziston Muzeu i Holokaustit në Shkup, dhe ai është me të vërtetë i mirë. kjo është pozitive. Është fakt se është punuar shumë në zbardhjen e historisë dhe në atë që publiku të ketë qasje në të. Ndërsa kjo është shumë e rëndësishme, dhe për shkak të kësaj bëhet më e vështirë që të detyrohet të bëhet ajo që të tjerët e mendojnë se duhet të bëhet. Kjo mund të qëndrojnë në analizën përfundimtare. Kështu që, ju inkurajon kjo e vërtetë të mbetet e ditur dhe të vazhdojë të jetë e kapshme për publikun.

Boris Kamçev

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle