
Hamburg, 1 shkurt 2022 (MIA) – Policia në Hamburg e rrethoi dhe kontrolloi shkollën Oto-Han, sepse ekziston mundësia që në ndërtesë të ketë hyrë një njeri i ri i armatosur.
Sipas kumtesës së policisë të publikuar në Tuiter, nuk dihet nëse njeriu i ri i armatosur ka hyrë në shkollën e cila gjendet në rajonin Jenfelld ose vetëm ka kaluar përgjatë tij.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se shkollën po e kontrollojnë njësitet speciale dhe theksoi se nuk janë dëgjuar, e as janë denoncuar të shtëna.
Policia kërkoi nga prindërit që të presin në parkingun në afërsi të shkollës përderisa hapësira shkollore është e mbyllur. Më shumë se 1.500 nxënës e vizitojnë shkollën e mesme Oto-Han, sipas ueb-faqes së shkollës. fc/