Evropë SQEvropë.Portal SQKRIZA RUSO-UKRAINASESvet.Slajder SQ

Podoljak: Negociatat janë të vështira, pala ruse skajshmërisht e njëanshme

Delegacioni rus udhëhiqet nga këshilltari i Presidentit Vladimir Medinsky dhe përfshin zëvendësministrin e Jashtëm Andrei Rudenko, zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandër Fomin dhe Kryetarin e Komisionit të Dumës për Punët e Jashtme Leonid Slutsky

Kiev, 28 shkurt 2022 (MIA) – Negociatat janë të vështira. Megjithatë, pa ultimatume të detyrueshme. Fatkeqësisht, pala ruse është ende skajshmërisht e njëanshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka filluar, publikoi sot në Tuiter, këshilltar i presidentit ukrainas dhe anëtar i delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë.

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës sot në qytetin ndërkufitar bjellorus Gomel, zhvilluan raundin e parë të negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, pas së cilës u kthyen për konsultime në kryeqytetet e tyre.

Moska dhe Kievi po planifikojnë “raund të dytë” bisedimesh për konfliktin, këtë e konfirmoi për mediat perëndimore një anëtar i delegacionit ukrainas.

Kreu i delegacionit rus në bisedimet Vladimir Medinski tha se të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet dhe raundi i dytë të mbahet në ditët në vijim në kufirin polako-bjellorus.

“Më me rëndësi është se ne ramë dakord të vazhdojmë procesin e negociatave”, tha Medinski pas përfundimit të raundit të parë të negociatave, i cili zgjati pesë orë.

Delegacioni ukrainas kryesohet nga ministri ukrainas i mbrojtjes Aleksej Reznikov dhe në të së bashku me Podoljakun, janë edhe kreu i Partisë Shërbërtori i popullit David Arahamia, ministrin ukrainas i Mbrojtjes Aleksei Reznikov, kreu i grupit të kontaktit trepalësh ukrainas Andrei Kostin, deputeti Rustem Umerov dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Nikollaj Toçicki.
Delegacioni rus udhëhiqet nga këshilltari i presidentit të shtetit Vladimir Medinski dhe në të janë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Rudenko, zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandar Fomin dhe kryetari i Komisionit të Dumës për çështje të jashtme Leonid Slucl. sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle