0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Pllamen Pavllov: Duhet të bëhen një ose dy pilot-projekte që do të jenë model për zhvillimin e marrëdhënieve afariste mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Shkup nesër do të mbahet Forumi bullgaro-maqedonas i biznesit. Do ta hapin ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Nikollaj Millkov dhe Bujar Osmani. Korrespodenti i MIA-s nga Sofja në prag të forumit kërkoi koment për pritjet nga kjo ngjarje nga kryetari i Odës tregtare dhe industriale bullgaro-maqedonase, Pllamen Pavllov. Sipas tij, në forumin e biznesit në Shkup, nuk duhet të propozohen shumë projekte, por një ose dy pilot projekte, që do ta japin modelin për zhvillimin e marrëdhënieve afariste mes dy vendeve fqinje. Ai për MIA-n i prezantoi qëndrimet e tij për këto projekte. Energjetika, ndërlidhja transportuese dhe bujqësia janë tre sektorët shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle