Ballkan SQBallkan.portal SQ

Plenkoviqi do ta prezantojë raportin e gjashtë për situatën e shtetit dhe kombit

- Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot para Parlamentit do ta prezantojë raportin vjetor për punën e Qeverisë dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për Antikorrupsion, ku duhet ta dëgjojë ish-udhëheqësinë e INA-s për punën e asaj kompanie.

Zagreb, 18 tetor 2022 (MIA) – Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot para Parlamentit do ta prezantojë raportin vjetor për punën e Qeverisë dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për Antikorrupsion, ku duhet ta dëgjojë ish-udhëheqësinë e INA-s për punën e asaj kompanie.

Plenkoviq do ta parashtrojë Raportin për situatën e shtetit dhe kombit një ditë para gjashtëvjetorit të marrjes së tij të detyrës në pushtetin ekzekutiv.

Kryeministri është i obliguar që një herë në vit në fillim të mbledhjes së vjeshtës në Kuvend të parashtrojë raport për situatën e shtetit dhe kombit.

Ai mund të flasë edhe deri një orë, ndërsa nuk lejohen replika të deputetëve. Pas tij, për Raportin mund të flasin vetëm shefat e klubeve parlamentare, gjegjësisht 16, ndërsa pas tyre kryeministri ka të drejtë të prezantimit final 20-minutësh.

Sot do të debatojë edhe Këshilli për Antikorrupsion i cili duhet t’i marrë në pyetje ish-anëtarët e Bordit Drejtues të INA-s për menaxhimin me atë kompani. Në këtë mbledhje ishte thirr kryeministri, si dhe ish-ministri i Ekonomisë, Tomisallav Qoriq, por ata më parë paralajmëruan se nuk do të vijnë. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle